Marrëzia e vitit ’97, shihni çfarë bëhej në Gjirokastër (VIDEO e rrallë)
March 16, 2017
20 vjet më parë, pikërisht në vitin 1997 Shqipëria kaloi në nja kaos total që çoi në rënien e shtetit.
Jugu i vendit ishte një prej më të prekurve nga trazirat dhe natyrisht në Gjirokastër pati ngjarje të bujshme.
Agjensia e lajmeve Associated Press ka publikuar në YouTube video nga disa prej ngjarjeve. Në pamjet më poshtë shfaqet azili i të sëmurëve mendor në Gjirokastër, i cili ishte sulmuar nga një grup adoleshentësh të armatosur.
Nën kërcënimin e armëve ata plaçkitën dhe shkatërruan ndërtesën. Për më shumë shihni videon./ ArgjiroLajm.net