Vijon çarmatimi në Gjirokastër, dorëzohen 5 armë dhe mbi 17 mijë fishekë
March 20, 2017
Policia e Shtetit, në kuadër të nismës së ndërmarr nga Ministria e Brendshme njofton se vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve nga ana e qytetarëve.
Siç bëhet e ditur, gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 86 armë zjarri, 69.245 fishekë, 52 krehëra, 101 granata, 68 ndezesa, 5 kallëpe dinamiti, 1 kuti lëndë tymuese si dhe 2 kaseta mitralozi.
Policia e Shtetit ka publikuar edhe numrin e armëve të dorëzuar ditët e fundit sipas qarqeve. Sa i përket qarkut Gjirokastër gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 17 670 fishekë