Dorëzimi vullnetar i armëve, Gjirokastra kursen edhe këtu. Vetëm dy pushkë u dorëzuan ditët e fundit
March 27, 2017
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake.
Gjatë ditëve të fundit, policia e Shtetit njofton se janë dorëzuar në të gjithë vendin 70 armë zjarri, 16.297 fishekë, 55 krehëra, 161 granata, 131 ndezësa, 1 arkë me municione, 29 kapsolla detonatore si dhe rreth 7 kallëpe tritol.
Gjatë ditëve të fundit nē komisariatet e qarkut Gjirokastër janë dorëzuar 2 armë zjarri dhe 260 fishekë. Më shumë armë janë dorëzuar në qarkun e Kukësit ndërsa më shumë granata në qarkun e Vlorës.