Dropulli i “mbytur” me plehra (FOTO)
March 28, 2017
Fotot që shihni më poshtë janë shkrepur në Terihat. Prej gati një muaj mbetjet urbane enden nëpër rrugë.
Bashkia Dropull dhe firma e kontraktuar prej saj nuk kaë ndërhyrë për t’i pastruar. Situata është e ngjashme pothuajse në çdo fshat tjetër të Dropullit.
Me rritjen e temperaturave, grumbullimi i këtyre mbetjeve për një kohë të gjatë pranë zonave të banuara rrezikon të kthehet në vatra infeksioni.
Dropulli, por edhe bashkitë e tjera të qarkut Gjirokastër nuk kanë ende një landfilld për trajtimin e mbetjeve urbane.
/Libohova Online/