Bashkia Dropull jep titull “Qytetar Nderi” për shkrimtarin Nasho Jorgaqi
March 31, 2017
Bashkia e Dropullit ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” shkrimtarin Nasho Jorgaqi, me motivacionin “Për kontributin e tij në studimin, stimulimin dhe promovimin e letërsisë dhe kulturës së minoritetit etnik grek në Shqipëri”.
Nderimi për shkrimtarin erdhi pas propozimit të Departamentit të Gjuhës dhe Qytetërimit Grek në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës.
Vetë shkrimtari u shpreh se ndjehet i nderuar për këtë vlerësim, për shkak të lidhjes shpirtërore që ka me komunitetin grek që jeton në Shqipëri.
/ArgjiroLajm.net/