Asgjësohen 300 rrënjë kanabis në Krahës të Tepelenës, pranga 4 personave
Mbi 300 bimë narkotike janë asgjësuar gjatë një operacioni të policisë në zonën e Krahësit, Tepelenë. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë katër shtetas si autorë të kultivimit të bimëve narkotike, janë shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë për kultivim të bimëve narkotike, dhe ndiqen në gjendje të lirë tre shtetase për kundërshtim të forcave të policisë gjatë operacionit antikanabis.
Të arrestuarit janë: Demo Shehu, i datlindjes 1994, Faik Qata , i datëlindjes 1962 dhe djali i tij Migel Qata dhe Asan Ajdini, i datëlindjes 1962. Po gjatë operacionit janë evidentuar edhe disa parcela të tjera të kultivuara me bimë narkotike, ndaj janë shpallur në kërkim tre shtetas dhe konkretisht: B.Shehu, E.Shehu, A.Hasa. Policia ndjek në gjendje të lirë tre shtetase për kundërshtim dhe pengim të forcave të policisë, në mënyrë që të mos ushtrohej kontrolli për bimë narkotike. Konkretisht janë: M.S., M.M dhe K.Q, po nga fshati Krahës.
Bimët narkotike me gjatësi nga 1.5 deri në 3 metra janë asgjësuar në vend. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.