Legalizimet, shpërndahen 100 çertifikata pronësie në Libohovë
April 7, 2017
Procesi i legalizimit në qarkun Gjirokastër po ecën me ritme të shpejta.
Vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2017 janë shpërndarë rreth 200 çertifikata pronësie, prej të cilave gjysma është përfituar nga banorë të Libohovës.
Ndërkohë drejtoria e ALUIZNI-t në Gjirokastër ka nisur tashmë edhe legalizimin e pallateve pas vitit ’90, proces që nuk do të ketë kosto për qytetarët.