Kumbaro i rri punës te koka, ngjitet te skela e restaurimit të Kishës së Labovës (FOTO)
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ishte së fundi në Labovën e Kryqit për të inspektuar nga afër punimet për restaurimin e Kishës së Shën Marias.
Ajo shoqërohej nga inxhinieri Arben Dervishi, i cili së bashku me profesor Aleksandër Meksin kanë projektuar këtë ndërhyrje kaq delikate dhe specifike, si dhe nga Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani.
Meraku për punimet te këmbanorja, e “detyroi” Kumbaron të ngjitet vetë sipër skelës së ngritur në këtë kantier. Restaurimi i Kishës së Labovës shkon në një plan të përbashkët me rregullimin e infrastrukturës, e cila ishte një domosdoshmëri jo vetëm për ta bërë atë të aksesueshme, por për gjithë komunitetin.
Tashmë Labova ka një rrugë të rikonstruktuar, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e banorëve, por edhe vizitorëve të Kishës. Brenda këtyre dy muajve nis edhe rikonstruksioni i rrugës nga Kthesa e Libohovës deri në Suhë (Loti i parë i punimeve)
/Libohova Online/