Kryebashkiakja e Libohovës uron Pashkët
April 15, 2017
Në vigjilje të Festës së Pashkës, kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi përcjell urimin e saj për besimtarët e krishterë. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan:
Miq të krishterë,
Ju përcjell urimet e mia për festën e Pashkës. Gëzuar!
Kjo ditë e shenjtë na mëson edhe njëherë se shpresa për një të ardhme më të mirë nuk vdes kurrë në shpirtin tonë, përkundrazi ripërtërihet e ringjallet ashtu siç u ringjall Krishti. Gëzuar Festën e Pashkëve dhe ju sjelltë sa më tepër mirësi, paqe, dashuri për njëri-tjetrin dhe lumturi në gjirin e familjes.
Zoti ju bekoftë!