Pashkët, fluks emigrantësh në Kakavijë, hyjnë në Shqipëri mbi 10 mijë persona
April 15, 2017
Rreth 10 mijë persona kanë hyrë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës gjatë 48 orëve të fundit.
Emigrantët vijnë në Shqipëri për të festuar Pashkët.
Ndërkohë që rreth 6 mijë persona kanë dalë përmes kësaj pike drejt Greqisë.
Autoritetet shqiptare punojnë me kapacitet të lartë për të mos krijuar radhë pritje tek udhëtarët.