Batuta seksiste e Ramës në Gjirokastër: Hollandeze në sheshin e Tepelenës për çunat që të marrin gjak në vetull
Në takimin e sotëm në Gjirokastër me të rinj të qarkut që votojnë për herë të parë, kryeministri Rama ka thënë një batutë, e cila po të thuhej në një vend tjetër me siguri që do të shkaktonte reagime të ashpra, sidomos nga grupet që mbrojnë të drejtat e femrave. Si për të ilustruar punën e Tërmet Peçit në Bashkinë Tepelenë, Rama është shprehur:
“Më thoshte një shok i Gramozit, e takove dje në Tiranë. S’kisha parë ndonjëherë hollandeze. E pashë te sheshi që ka bërë Tërmeti. Shumë më tepër hollandeze, norvegjeze, suedeze do të vijnë në Tepelenë. Apo s’ka Tepelena çuna që të marrin gjak në vetull”, tha Kryeministri.
Gjuha seksiste është kritikuar shumë edhe gjatë fushatës së Donald Trump në SHBA. Rreth një vit më parë ministri serb i mbrojtjes u shkarkua nga detyra për shkak të një komenti seksist që i bëri nje gazetareje.
/Libohova Online/