“Çmendet” Lulzim Basha: Mos paguani taksa pas 18 qershorit
“Skandojnë Kushtetuta dhe ligjet. Qytetarët të mos paguajnë më taksa”
Afati që PD dhe partitë e tjera të opozitës të dorëzonin listat e kandidatëve për deputetë, skadoi në mesnatë.
Mosregjistrimi i opozitës është një tjetër provë e fortë se ajo nuk do të jetë pjesë e procesit.
Por a do të ketë zgjedhje pa opozitën më 18 qershor?
Edi Rama dhe Ilir Meta, bashkë me 15 parti të tjera, shumica prej të cilave pjesë e koalicionit qeveritar, do të dalin para qytetarëve për të këkruar sa më shumë vota për kandidatët e tyre.
Lulzim Basha ka përsëritur disa herë se pa opozitën nuk ka zgjedhje.
Por sot ai doli me një plan të ri. U tha qytetarëve se pas 18 qershorit skadon kushtetuta dhe ligjet e “Republikës së Vjetër”. U bëri thirrje që pas kësaj date të mos paguajnë taksa.
“Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani dhe projekti për të asgjesuar pluralizmin, për ta zëvendësuar atë me pluralizmin fasadë dhe për të vazhduar demokracinë fasadë, parlamentin fasadë që do të pjellë ekonominë fasadë, me papunësi, mjerim dhe vuajtje pas asaj fasade, nëse kjo ndodh, atëherë me 18 Qershor, në mesnate, kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër për Republikën e Re do të jenë të pavlefshme, di të jenë nul dhe void, dhe me 19 Qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar, që e ndjen veten pjesë të Republikës së Re, nuk duhet të paguajë asnjë taksë dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër”, deklaroi Basha.
Kjo është mosbindje civile. Është një refuzim për të zbatuar ligjet, më shumë se sa një refuzim i sistemit si i tërë. Është një rezistencë jo e dhunshme (Ëikipedia).
Lulzim Basha e ka përjashtuar dhunën si mjet për ta detyruar qeverinë Rama të tërhiqet për t’u hapur rrugën zgjedhjeve me një qeveri teknike. Ai e provoi këtë në protestat për bllokimin e rrugëve.
E premtoi sot kur foli për tubimin masiv në ditën e zgjedhjeve të 7 majit në Kavajë.
E ka hedhur poshtë si mundësi sa herë kundështarët politikë i kanë përmendur trazirat e vitit 1997.
Por edhe pse një rezistencë civile, mosbindja rrezikon ta përshkallëzojë konfliktin me pasoja që Basha i ka paralajmëruar më herët, me popullin që do të marrë në dorë fatet e tij./lapsi.al