Ulet numri i debitorëve të ujit të pijshëm në Libohovë
May 3, 2017
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Libohovë ka ulur numrin e debitorëve të ujit.
Nga rreth 200 debitorë që regjistronte kjo ndërmarrje muaj më parë, aktualisht janë vetëm 45 të tillë.
Kryesisht janë konsumatorë familjarë në gjendje të vështirë ekonomike e që nuk kanë mundësi të paguajnë.
Përgjatë vitit 2017 ndërmarrja ka vendosur kamatvonesën prej 10% të faturës së çdo muaji për vonesat në pagesa. Kjo është një masë që synon të shtyjë konsumatorët të paguajnë në kohë detyrimet e tyre.
Me afrimin e stinës së verës në Libohovë rikthehen edhe vështirësitë në furnizimin me ujë të pijshëm, për shkak të rrjetit të amortizuar dhe uljes së nivelit të prurjeve në burime.
/Libohova Online/