“Misteri” i trëndafilit që Mirela Kumbaro s’e lëshon nga dora (FOTO)

Gjatë eventit të organizuar në Kalanë e Gjirokastrës, me rastin e Ditës së Europës, ngjarje e cila përkujtohej për herë të parë në qytetin e gurtë, ra në sy edhe një detaj që kishte të bënte me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Që prej nisjes së aktivitetit e deri në përfundim të tij, Kumbaro nuk e hiqte nga dora një trëndafil të kuq.

Siç shihet nga fotot e publikuara prej vetë ministres në Facebook, ajo e ka trëndafilin në dorë gjatë gjithë kohës, që në momentin e pritjes së të ftuarve, një prej të cilëve ishte edhe kryeministri Rama, si dhe në vijim të aktivitetit teksa qëndron e ulur duke ndjekur fjalët përshëndetëse dhe performancat në skenë.

Ç’domethënie të ketë vallë ky trëndafil për Mirela Kumbaro, që s’e lëshon nga dora për asnjë moment? Mos vallë ia ka dhënë dikush në shenjë falenderimi për angazhimin e saj si ministre, që Dita e Europës u organizua për herë të parë në Gjirokastër, apo është diçka tjetër që s’lidhet fare me eventin?!

/Libohova Online/