Një kandidat për deputet në Gjirokastër me dy mbiemra
May 10, 2017
Ylli Ziçishti është kandidati për deputet në zgjedhjet për Kuvendin në 18 qershor 2017, në qarkun Gjirokastër, propozuar nga Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.
Në formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar në KQZ, për pastërinë e figurës, ai ka deklaruar dy mbiemra.
Por edhe pse ka dy mbiemra, ajo që bie në sy është se njërin prej tyre ai e shkruan ndryshe, një herë me ç, dhe një herë me q.
Ylli Mihallaq Petraj/Ziqishti (Ziçishti).