O njeri i mirë- Nga Edmond Çano
May 10, 2017
O njeri i mirë
O njeri me halle
Paç jetë të bukur
Gëzime e valle
Paç njerëzinë
Që të lanë të parët
E mos u helmofsh
Kurrë nga zuzarët
Mos i kalo caqet
Ku mbaron llogjika
Se është veç një kurvë
E gjithë politika
Ata që u rrite
Shokun edhe shoqen
Mos i injoro
Për kryetar koqen
Ne këtu do jemi
Majat do të ndërrohen
Ata që u rrite
Kurrë nuk harrohen
Në ata përbuze
Për ngjyrat e tua
Var një gur në qafë
E mbytu në përrua
Unë nuk jam i zgjuar
Që të bëj profetin
Po njësoj i dua
Të varfrin dhe mbretin
Zgjedhjet politike
Vijnë edhe shkojnë
E me hap të breshkës
Jetën na ndryshojnë
Është e shkurtër jeta
Të rrimë të helmuar
Ylbejtë t’i mbajmë
Tok duke kënduar.