Gjirokastër, këta janë kandidatët për deputetë të Partisë Komuniste (Emrat)

Partia Komuniste e Shqipërisë, ndonëse e ka humbur me kohë lavdinë e dikurshme që ka pasur me ish-diktatorin Enver Hoxha, vazhdon të ekzistojë si subjekt dhe madje të marrë pjesë në zgjedhje.

Për qarkun Gjirokastër kjo parti ka paraqitur listën me 5 kandidatë për deputetë. Ata janë: Alban Çelaj, Leda Lamaj, Namik Metaj, Ferdilete Qejvanaj dhe Edmond Rexha.

Bie në sy mungesa në këtë listë e Azbi Kasajt, një personazh i njohur në në jug të vendit për deklaratat e tij të forta publike, ku veçojmë atë që pati thënë disa vite më parë kur kandidonte për deputet. “Kush nuk më voton mua, i daltë kanceri në grykë”.

/ArgjiroLajm.net/