FOTOT/ Ja ku kishin ngelur policët e Tepelenës që kërkonin kanabis

Atë që nuk mundën ta bëjnë dot alpinistët e forcave RENEA dhe helikopteri i Emergjencave Civile e arriti një bari nga Progonati.

Shefi i Komisariatit të Tepelenës Roland Zhapa dhe inspektori Fejzo Meçe e kaluan natën në një nga majat e thepisura të kanioneve të Nivicës, pasi kishin informacion se ishin mbjellë me hashash. Pasi arritën në majë, panë se nuk mund të zbrisnin dot.

Në foton më lart tregohet ekzaktësisht maja ku mbetën të bllokuar dy policët.

Era e fortë pengonte uljen e helikopterit, ndërsa alpinistët e RENEA-s e patën të pamundur të ngjiten për shkak të terrenit të vështirë. Zgjidhja është gjetur sot paradite, kur një bari që e njihte mirë zonën, ndihmoi policët të shpëtonin kolegët e tyre.