Luiza Mandi e Lindita Rova ia shtrojnë me raki në Kalanë e Libohovës (FOTO)

Gjatë aktivitetit të organizuar sot në Kalanë e Shanishasë, me rastin e Ditës së Muzeve dhe hapjes së sezonit turistik në Libohovë, kryebashkiakja Luiza Mandi në mënyrë simbolike ka kthyer edhe dolli me raki.

Bashkë me të ishte edhe drejtoresha e Arsimit në Gjirokastër, Lindita Rova, drejtori i gjimnazit të Libohovës etj.

Kujtojmë se më herët gjatë javës Lindita Rova u ngjit në skenë me disa të rinj të Gjirokastrës duke kënduar edhe këngë polifonike.

Aktiviteti i organizuar sot në Kalanë e Libohovës veç valleve e muzikës popullore, kishte gjithashtu edhe gatime tradicionale, ekspozitë me piktura, si dhe interpretime të ndryshme nga nxënësit.

/Libohova Online/