5 shqiptarë të arrestuar në Janinë/ Si kaloi 650 kg drogë nga Kakavija?
Policia greke njoftoi të premten pasdite finalizimin e një operacioni disa mujor, për asgjesimin e një grupi kriminal që sillte drogë në Greqi.
Droga pasi paketohej në tokën greke, dërgohej për në vende të Europës Veriore.
Në kuadër të operacionit, në Janinë janë arrestuar pesë persona, një shtetas shqiptar dhe katër grekë, mes të cilëve një femër e moshës 57 vjeçe.
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 89 kg kanabis, tre automjete, një kamper, 12.000 euro para të thata, një armë gjahu dhe tri kamera survejimi.
Policia thotë se aksioni i fundit ka lidhje me pesë çështje të tjera, gjatë të cilave janë sekuestruar gjithësej 654 kg kanabis.
Këto çështje janë zbardhur në harkun kohor nga 9 marsi deri më 10 maj 2017.
Përveç pesë të arrestuarve, janë identifikuar si pjesëtarë të grupit edhe 3 persona të tjerë, që janë shpallur në kërkim.
Janë gjithësej 17 persona të implikuar në këtë grup, 9 prej të cilëve aktualisht ndodhen në burg.
Grupi e sillte drogën nga Shqipëria, dhe fillimisht kanabisi fshihej në afërsi të kufirit.
Pastaj merrej dhe magazinohej në një kamper në rrethinat e Janinës.
Aty paketohej me qëllim që të dërgohej në tregun e Europës veriore./ora news