88 kg drogë shoqërohej me “eskortë”, katër të arrestuar në Përmet (Emrat)

Policia ka vënë në pranga 4 të rinj pasi u kapën duke transportuar 88 kg kanabis.

Droga është gjetur në makinën e njërit prej tyre, ndërsa shoqërohej nga një tjetër makinë ‘eskortë’ ku ndodheshin 3 bashkëpunëtorët e tij.

Si rezultat i operacionit “Fundjava”, në rrugën nacionale Këlcyrë- Përmet, në vendin e quajtur “Kthesa e Frashërit”, në automjetin me targa PR 0759 A, me drejtues shtetasin Zhulien Bezati, janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër natriban të mbushura me 88 kilogramë kanabis.

Automjeti i mësipërm shoqërohej nga automjeti tjetër me targa AA 848 NC, në të cilin ndodheshin shtetasit Jurgen Bezati, Maldit Bezati dhe Rei Çibuku.

Në pranga u vunë: Jurgen Bezati, 23 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet; Rei Çibuku, 22 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet; Zhulien Bezati, 27 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet; Maldit Bezati, 24 vjeç, banues ne fshatin Piskovë, Përmet.

Ky sekuestrim vjen dy ditë pasi 768 kg kanabis u gjetën të fshehura nga policia në Përmet.