Rama në Labovën e Kryqit: Jam shumë i kënaqur me punën e Mirelës dhe Luizës (FOTO)
June 2, 2017
Kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij në Gjirokastër.
Pas drekës në fshatin Goranxi, ai shkoi në Labovën e Kryqit per të inspektuar rrugën e re të fshatit dhe Kishën e Shën Marias që po restaurohet.
Rama shoqërohej nga ministrja Mirela Kumbaro dhe kryebashkiakja Luiza Mandi, të cilat i vlerësoi shumë për punën që kanë bërë në Bashkinë Libohovë.
“Jam shumë i kënaqur me punën e Luizës dhe Mirelës”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit me banorët e Labovës. Ai premtoi mbështetje dhe investime të tjera për zonën, si dhe u kërkoi banorëve të mbështesin Partinë Socialiste në 25 qershor.
/Libohova Online/