Stefan Çipa në Gjirokastër: Policia larg fushatës elektorale
June 5, 2017
Stefan Çipa, zv.ministri i Brendshëm ishtë sot në Gjirokastër për një takim me strukturat e Policisë së Shtetit në drejtorinë e qarkut.
Në fokus të takimit të tij ka qenë roli që do të ketë policia në procesin zgjedhor të 25 qershorit.
Çipa përcolli prioritetet kryesore për një proces zgjedhor të sigurt dhe të qetë dhe sigurisht mos përfshirjen e strukturave të policisë së shtetit në veprimtari politike.
Duke folur për mediat ai tha se “Ndalohet kategorikisht që cdo punonjës policie të jëtë anëtar i ndonjë force politike dhe të marrë pjesë ne fushatën elektorale”.
Zv.ministri i Brendshëm garantoi garantoi mbështetje maksimale për arritjen e misionit kushtetues të strukturave të Policisë së Shtetit.