FOTO LAJM/ Tritan Shehu përqafohet me priftin në Dropull, por ‘harron’ t’i puthë dorën

Kandidati për deputet i PD-së në qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu, ka zhvilluar një takim në manastirin e fshatit Pepel.

Ai shoqërohej edhe nga kandidati tjetër, Kosta Barka.

Të dy kanë marrë pjesë në ceremoninë për Ditën e Frymës së Shenjtë, një ngjarje e rëndësishme për besimtarët ortodoksë në Dropull.

Siç shihet nga fotot që Shehu ka publikuar në Facebook, ai është takuar edhe me priftin e manastirit.

Por ka qenë një takim ndryshe nga ata që bëhen zakonisht me klerikët ortodoksë. Tradita fetare e do që priftit t’i puthet dora, ndërsa Tritan Shehu e ka përqafuar. Në një foto tjetër thjesht sa i ka dhënë dorën.

/Libohova Online/