Vangjel Tavo: Dua që dikush nga Gjirokastra të shkruante një libër për mua. Ilir Meta njeriu me më shumë vizion
Kandidati për deputet i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo, ka dhënë një intervistë të gjatë për jetën dhe politikën te revista “Psikologjia”. I pyetur për politikanin shqiptar që vlerëson më shumë, Tavo ka thënë se ai është Ilir Meta.
“Figurën më kryesore të politikës shqiptare, konsideroj Ilir Metën. Kam pasur privilegjin të punoj një kohë të gjatë me z.Meta dhe më ka impresionuar me intuitën, largpamësinë dhe dhuntinë e tij politike. E kam binjde që z.Meta është politikan i lidhur dhe njeriu me më shumë vizion në të gjithë arenën politike shqiptare. Një njeri i mirë, baba shembullor, bashkëshort i devotshëm, dhe lektor i politikës shqiptare”, thotë Tavo.
Ndërsa i pyetur nëse ka menduar të shkruajë një libër për jetën e tij, ai është përgjigjur se do të donte që këtë libër ta shkruante dikush nga qarku Gjirokastër.
“Nëse do e shkruaja do detyrohesha të lavdëroja veten dhe kjo gjë s’më pëlqen sepse nuk e kam karakter t’i thurr lavde vetes. Ndaj do më pëlqente që dikush tjetër, mundësisht nga qarku i Gjirokastrës, të shkruante një libër për mua”, është shprehur Tavo.
/ArgjiroLajm.net/