Mashkulli ‘misterioz’ befason Mirela Kumbaron në fund të takimit elektoral (FOTO)

Në përfundim të një takimi elektoral, një mashkull i ka dhuruar trëndafil ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ajo i ka postuar fotot në Twitter, teksa shkruan se “kjo ndodh vetëm në qytetin e trëndafilave”, pa dhënë më shumë detaje se kush ishte ky person.

Kumbaro ndodhet në Përmet prej dy ditësh për takime të ndryshme elektorale. Dje ajo u takua me pensionistë dhe ish-ushtarakë, për të cilët premtoi se gjatë mandatit të dytë do të ketë rritje të pensioneve.