Ansambli i Dropullit, fotot e fundit përpara se të braktiste Sheshin Skënderbej
Fotot më poshtë tregojnë Ansamblin e Dropullit në Sheshin Skënderbej në Tiranë teksa po bënte prova për koncertin e datës 10 qershor për hapjen e këtij sheshi pas rikonstruksionit. Fotot janë publikuar më datë 8 qershor në mbrëmje nga drejtuesi i ansamblit, Antonis Tunis.
“Gati për provat. Të shtunën Ansambli i Dropullit do të japë recital”, shkruan Tuni në Facebook.
Por befas ky ansambël u largua nga koncerti pa e dhënë performancën e përgatitur. Nga raportimet e deritanishme është thënë se largimi i tyre është bërë pas një telefonate të Vangjel Tavos te Anton Tuni. Ky i fundit, pretendon Artemisa Drapo, e ka pohuar këtë telefonatë. Ndërkohë vetë Tavo ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen, duke akuzuar direkt drejtorin e Policisë Gjirokastër dhe kandidaten e PS-së, Artemis Dralo.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar prej Ansamblit të Dropullit, për të shpjeguar përse u larguan nga koncerti në Sheshin Skënderbej.
Athina zyrtare ka reaguar para disa ditësh për faktin se në këtë shesh kishte pllaka guri me emërtimin “Filati”, qytet në krahinën e Camërisë. Dhe tërheqja nga koncerti e Ansamblit të Dropullit mund të ketë lidhje pikërisht me këtë zhvillim.
Mungon gjithashtu një reagim edhe nga Policia e Gjirokastrës, për të cilën thuhet jo zyrtarisht se ka nisur hetimet për këtë rast, pasi fëmijëve pjesëmarrës në ansambël u është kërkuar të fikin telefonat dhe të largohen pasi po u rrezikohet jeta.
/ArgjiroLajm.net/