Pas dy ditësh shpërndahen në KZAZ-të e Gjirokastrës fletët e votimit
June 18, 2017
Kompania greke “Inform Lykos” e kontraktuar nga KQZ për të prodhuar fletët e votimit për zgjedhjet e 25 qershorit tashmë e ka përfunduar punën e saj.
Mbi 3 milionë e 600 mijë fletë votimi kanë mbërritur në rezervat e shtetit, në magazinat e KQZ, atje ku do të qëndrojnë deri në momentin që të shpërndahen.
Sa i përket qarkut Gjirokastër, që është një prej qarqeve të largëta, shpërndarja e fletëve të votimit nëpër KZAZ do të bëhet më datë 20 qershor. Fletët janë të ndarë në paleta, sipas qarqeve dhe KZAZ.
Procedura do të jetë e njëjtë për çdo kuti me fletë votimi. Veç fletëve të zakonshme të votimit janë prodhuar edhe 5362 maska që i përkasin alfabetit ‘Braille’ për të verbërit. Secila bashki në qarkun Gjirokastër do të ketë KZAZ-në e vet.