Iftarët elektoralë, Myftiu i Gjirokastrës mbështet kandidatët e PD-së (VIDEO)
June 21, 2017

Kësaj radhe fushata elektorale përkoi me Muajin e Ramazanit, prandaj partitë dhe kandidatët për deputetë në të gjithë vendin janë vënë në radhë për të shtruar iftarë elektoralë me imamë, myftinj e besimtarë mysliman, për t’i mikluar ata sa për t’i marrë votën.
Përjashtim këtu nuk bën as Tritan Shehu e Roland Bejko, dy kandidatët e PD-së në Gjirokastër.
Një natë më parë ata shtruan iftar në një prej restoranteve të qytetit. Në fjalën e rastit, myftiu i Gjirokastrës falenderoi Shehun e Bejkon për darkën e shtruar, si dhe shprehu mbështetje për ta, dukë qenë gjithashtu i bindur se do të zgjidhen deputetë në 25 qershor.
Për më shumë shihni videon më poshtë.
/ArgjiroLajm.net/