Nis numërimi i votave në Libohovë, hapen tre kutitë e para
June 25, 2017

Ka nisur procesi i numërimit të votave në KZAZ-në e Libohovës. Janë tre grupe numërimi.
Të parat që janë hapur janë kutitë e tre qendrave të votimit brenda në Libohovë.
Ndërkohë në total janë 12 qendra votimi.
Bashkia Libohovë ka 5855 zgjedhës, ndërsa në procesin e sotëm morën pjesë rreth 44% e tyre.