‘Bëhet i gjallë’ Tritan Shehu, por nuk thotë asnjë fjalë pse PD përfundoi forcë e tretë (Deklarata)
Deputeti i vetëm i PD-së në qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu, ka reagur më në fund pas shpalljes së rezultatit.
Në një mesazh të publikuar në Facebook, ai bën disa falenderime, por nuk thotë asgjë përse e spostoi PD-në në vend të tretë në rang qarku.
Më poshtë reagimi i tij i plotë:
NJE FALENDERIM I SINQERTE PER TE GJITHE ATA QE ME MBESHTETEN E LUFTUAN SE BASHKU ME MUA NE KETE FUSHATE ELEKTORALE!
Desheroj te falenderoj se pari strukturat e PD, simpatizantet tane, kandidatet per deputete te PD, bashkepuntoret e mbeshtetesit ne te gjithe Qarkun e Gjirokastres, per fushaten tejet civile te zhvilluar, qe u bene promotoret e zgjedhjes sime si deputet.
Falenderoj te gjithe ata qe me ndihmuan e mbeshteten nga pjese te ndryshme te vendit apo jashte tij.
FALENDEROJ VECANERISHT TE GJITHE VOTUESIT E LISTES SE KANDIDATEVE TANE NE KETE QARK.
Pershendes te gjithe banoret e mrekullueshem te kesaj treve vlerash dhe traditash te larta per gjthecka bene, qofte edhe per nje buzeqeshje a shtrengim duarsh.
Do tju qendroj afer, pavaresisht se nuk u arriten plotesisht objektivat tona edhe ketu.
Nje pershendetje te vecante edhe familjes sime e cila e gjitha u be pjese e kesaj “beteje”
DUA TE FALENDEROJ KRYETARIN BASHA QE ME DHA RASTIN TE JEM DEPUTET NE KETE ZONE MENCURIE E URTESIE, KU JANE RRENJET E FAMILJES SIME.
Pa dyshim kjo me mbush me nje kenaqesi e pergjegjesi te vecante!
Faleminderit te gjitheve!