‘Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra’, Rama vlerëson skuadrën fituese të qarkut Gjirokastër
June 27, 2017
Në fjalimin e fitores në Sheshin Skënderbej, kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë ekipet e PS-së në 12 qarqe të vendit, që siguruan 71 mandate deputetësh. Qarkun Gjirokastër ai e la për në fund.
“Se edhe po të mos ishte Gjirokastra ne do të kishim vetëm timonin. Megjithatë, po the Gjirokaatra i ke thënë të tëra. Një duartrokitje për ata që për pak i harruam, por i kemi në zemër”, tha Rama.
Të pranishëm në shesh ishin edhe dy deputetë të Gjirokastrës, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.