Humbja është lule, në qarkun Gjirokastër një qendër votimi i dha zero vota Bashës
June 28, 2017
Humbja e Partisë Demokratike ishte e madhe në të gjithë Shqipërinë, por duket se ndëshkimin më të madh e ka marrë në këtë qendër votimi në Tepelenë. 0 vota ka marrë PD në një qendër votimi në Njësinë Administrative Qendër Tepelenë.
Sipas grafikës Partia Socialiste ka marrë 81 vota, ndërsa LSI 57 vota duke dal forcë e dytë. Ajo që bie në sy është që edhe Partia Republikane ka marrë 11 vota, duke dalë forcë e tretë, ndërsa Partia Demokratike, asnjë votë. Duket se kjo zonë ka votuar si në kohën e komunizmit, ku të gjithë votonin për Enverin.