Aksident në zonën muzeale të Gjirokastrës, punëtori bie nga kati i 3-të
July 3, 2017

Një punëtor është rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese.
Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër, ku punëtori ishte duke punuar në zonën muzeale të qytetit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca.
Punëtori është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat si punëtori është rrëzuar nga ndërtesa.