Vendimi i Qeverisë, merr fund çështja e toponimeve
August 31, 2014
Qeveria shqiptare ka vendosur që të ndryshojë plotësimin e rubrikës “Vendlindja” në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, raporton Top Channe.
Vendimi që është marrë më 27 gusht, zgjidh çështjen e toponimeve me palën greke, pasi detyron GJC-të që të plotësojnë vendlindjen e shetasve, sipas toponimeve që janë akredituar në OKB.
Problemi u krijua sidomos me fëmijët e emigrantëve, apo me shtetas shqiptarë t lindur në terrotirin grek, por të cilëve në pasaporta vendlindja u shënohej sipas toponomeve historike të njohura nga shqiptarët.
Tanimë për këta shtetas është i detyrueshëm aplikimi për pasaportë të re, që duhet thënë se do të kushtojë më shumë pas 1 janarit 2015