Rrokadë në policinë e Gjirokastrës, ikën Çako vjen Skënderaj
September 1, 2014
Haki Çako, Drejtori i Policisë në Qarkun e Gjirokastrës nuk do të jetë më në këtë detyrë. Ai është emëruar në një pozicion të ri, Zëvendësdrejor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për Hetimin Kundër Krimit.
Çako drejtoi policinë e qarkut të Gjirokastrës për gati një vit, ndërkohë që asistoi edhe në operacionin e Lazaratit. Libohova Online mëson se emri i drejtorit të ri që do të zëvendësojë atë në krye të policisë së qarkut, pritet të mësohet brenda ditës së sotme. Burime kofidenciale bëjnë me dije se do të jetë Kastriot Skënderaj, i cili ka drejtuar policinë e qarkut Vlorë.