Rruga e Zagories, kryetarja e Këshillit Bashkiak Libohovë i ankohet Ramës: Na premtojnë prej 27 vitesh!
July 28, 2017
Në dëgjesën publike që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Gjirokastër është ngritur edhe problemi i rrugës së Zagories.
Ka qenë kryetarja e Këshillit Bashkiak të Libohovës, Anastasia Dushi, e cila në nisje të takimit i kërkoi Ramës ndërhyrje për rrugën që siç tha ajo, lidh dy bashki; Libohovën dhe Dropullin.
Dushi u shpreh se ka 27 vjet që premtohet e premtohet vazhdimisht për atë rrugë, por deri më tani nuk ështē vënë dorë.
/Libohova Online/