Drejtuesit e rinj të shkollave, Rova sqaron formulën e zgjedhjes
Me nisjen e vitit të ri shkollor do të bëhet edhe zgjedhja e drejtuesve të rinj të shkollave, përmes një proçesi transparent. Është një komision i ngritur pranë çdo shkolle që do të merret me organizimin e këtij proçesi.
“Konkurset e drejtorëve të shkollave do të zhvillohen nga një komision i ngritur pranë institucionit arsimor. Pjesëtarë të këtij komisioni janë kryetari i bordit të shkollës, kryetari i komitetit të prindërve, dy mësues të zgjedhur me votim të fshehtë nga këshilli i mësuesve dhe një përfaqësues i pushtetit vendor (bashki ose komunë)”, ka thënë Lindita Rova, kreu i DAR Gjirokastër në një intervistë për TVGJ.
E njëjta praktikë do të ndiqet edhe mësuesit me mësuesit e rinj që do të merren në punë, duke përjashtuar kështu tërësisht ndikimin e drejtorit rajonal të arsimit. Sa i përket shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë, tre ditë më parë u zgjodhën Arshi Peça dhe Elsa Gogo si përfaqësues të këshillit të mësuesve në këtë komision të posaçëm.