13 Bashki që kanë borxhe te Tatimet, mes tyre edhe Libohova

Nëse Përmbarimin jemi mësuar ta shohim në dyert e privatit, edhe institucionet publike nuk bëjnë përjashtim. 13 bashki të vendit janë në listën e debitorëve të këqinj tek Tatimet. Për to, Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve parashikon të nisë arkëtimin e detyrimeve me forcë.

Sipas të dhënave të Tatimeve, 9 nga bashkitë janë kualifikuar si borxhlinj të këqij pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale.

Detyrimet e bashkive ndaj tatimeve lidhen më së shumti me mospagesat e sigurimeve shoqërore të stafit të punonjësve. Një premisë kjo për mungesë pensioni për qindra punonjës të administratës vendore.

Borxhi tatimor është përkeqësuar vitet e fundit, por në veçanti edhe detyrimet e paguara për sigurimet shoqërore. Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve kishte raportuar se në fund të vitit të kaluar sigurimet shoqërore të papaguara në kohë ishin 14.1 miliardë lekë, nga rreth 12 miliardë lekë që ishte në fund të 2015-ës

Nga institucionet shtetërore shihet se ka një mungesë korrektese për pagat e sigurimeve nga ndërmarrjet e Ujësjellësit, Bashkitë dhe disa Agjenci Rajonale. Me reformën territoriale, një raport i përgjithshëm i bërë në të gjitha komunat dhe bashkiteë e vendit ka nxjerrë në dukje se detyrimet e prapambetura të institucioneve Publike e Administratës Vendore janë 65 milionë euro, mbi 0.5% e PBB, shkruan Monitor.

Bashkitë

1- BASHKIA POLIÇAN

2-BASHKIA KAVAJE

3- BASHKIA RROGOZHINE

4-BASHKIA FUSHE KRUJE

5- BASHKIA KRUJE

6 -BASHKIA SHIJAK

7-BASHKIA DIVJAKE

8-BASHKIA MEMALIAJ

9-BASHKIA PERMET

10-BASHKIA TEPELENE

11-BASHKIA LIBOHOVE

12-BASHKIA SUKTH

13-BASHKIA HIMARE