Arrestohet 50-vjeçari nga Libohova, shkeli urdhërin e mbrojtjes së Gjykatës për nënën e tij
Një 50-vjecar nga Libohova është arrestuar pasi ka shkelur urdhërin e mbrojtjes që nëna e tij kishte marrë nga Gjykata e Gjirokastrës.
Sic njofton policia, ky shtetas ka shkuar në shtëpinë ku banonte nëna dhe ka tentuar ta dhunojë. Ngjarja ndodhi një ditë më parë.
Në datë 17.09.2016, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Libohovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.M, 50 vjeç, banues në Libohovë, pasi:
Ky shtetas nuk ka zbatuar Vendimin e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen E.M(nëna e tij), 68 vjeçe, banuese në Libohovë.
Në datë 17.09.2017, shtetasi A.M ka shkuar në banesën ku banon shtetasia E.M, duke shkelur urdhërin e mbrojtjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.