Njerëzit e LSI-së në Gjirokastër që pritet të shkarkohen (Emrat)
Një javë pas konstituimit të qeverisë ‘Rama 2’, disa përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur ta japin dorëheqjen nga postet politike, në sektorë kyç të administratës shtetërore.
Pas largimit të natyrshëm të ministrave, dorëheqjet janë zhvendosur në nivel zëvendësministrash dhe drejtorësh. Por ka edhe drejtorë të cilët në mungesë të dorëheqjes, rrezikojnë të shkarkohen në ditët e ardhshme.
Sa i përket Gjirokastrës janë 11 drejtorë të rëndësishëm, përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që vijojnë të qëndrojnë ende në detyrë, ndonëse aty janë emëruar politikisht prej kësaj partie që tashmë është në opozitë, shkruan shqiptarja.com
Ata janë:
Drejtori i Sigurimeve Shoqërore Spiro Diamanti. Drejtori i Rrugëve Dhimitër Nasi.
Drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Gjirokastër Niko Butka.
Drejtori i Bujqësisë Koçi Rapi.
Kreu i Inspektoratit të Mjedisit Filip Vito.
Drejtori i Arkivit të Shtetit, Eri Ndreu.
Drejtori i Tatimeve në Gjirokastër Mehmet Çabej.
Kreu i Inspektoratit të Ujërave Gjirokastër, Ilir Papahila.
Bordi i Kullimit, Kristaq Xha