Transportonte dru zjarri pa leje, policia ndalon 33-vjeçarin nga Gjirokastra
September 23, 2017
Një 33-vjeçar banues në Gjirokastër është ndaluar nga policia në qytetin e Këlcyrës duke transportuar lëndë drusore, por të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.
“Në datë 22.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin G.L, 33 vjeç, banues në lagjen Dunavat, Gjirokastër, pasi, në orën 18:00, në qytetin e Këlcyrës , u kap duke transportuar 6 m³ lëndë drusore me mjetin kamion tip “Benz”, pa dokumentacionin përkatës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe lënda drusore. Neni 205 i KoditPenal”, thuhet në njoftimin e policisë.