Sherr për pluhurin e tapeteve, goditet me grushta një i moshuar në ’18 Shtatori’ (FOTO)
1 Tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, nuk ka kaluar në heshtje as në Gjirokastër.
Por përtej pritje-përcjelljeve, kryesisht në Shtëpinë e të Moshuarve apo ndonjë kronike televizive, sot është shënuar edhe një ngjarje e rëndë në bulevardin e lagjes ’18 Shtatori’.
Lajmin e bën me dije një lexues i faqes tonë, i cili ka qenë prezent në ato momente dhe e ka parë të gjithë skenën vetë.
Po çfarë ndodhi konkretisht?
Sipas asaj që na thotë qytetari, një person ka qëlluar me grusht një burrë të moshuar teksa ky i fundit po bënte shëtitje në bulevard. Menjëherë të moshuarit i kanë rënë të fikët, ndërsa i riu është larguar. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe autoambulanca, për t’i dhënë ndihmën mjekësore të moshuarit. Ndërkohë qytetari që informoi për këtë rast, ka nisur edhe disa foto. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, por nga burime jo zyrtare thonë se shkak ka qenë sherri për pluhurin e tapeteve në pallatin ku jeton i moshuari dhe personi që e qëlloi, i cili është ndaluar nga policia.
/ArgjiroLajm.net/