Gjirokastër, 500 mijë lekë një abone për ndeshjet e Luftëtarit
Në sezonin e ri futbollistik ekipi i Luftëtarit kërkon të menaxhojë më mirë edhe pjesën e tifozëve që duan të ndjekin skuadrën në stadiumin ‘Gjirokastra’. Për këtë ka nisur të aplikohet hyrja me abone në stadium.
Sipas një njoftimi të klubit gjirokastrit vlera e abonesë për tribunën A dhe B është 7 mijë lekë të reja për të gjithë sezonin. Ndërsa vlera e abonesë për tribunën VIP është 50 mijë lekë të reja.
Duke blerë këto abone, tifozët kanë mundësi të ndjekin të gjitha ndeshjet e superligës, kupës dhe ndeshjet miqësore. Më poshtë edhe posteri i shpërndarë nga klubi që njofton për abonetë. Gabimet drejtshkrimore nuk mungojnë as kësaj here.
Për shembull, fjala e shkruar saktë është ‘karrige’ dhe jo ‘karrike’. Fjala e shkruar saktë është ‘identiteti’ dhe jo ‘identitetiti’
/ArgjiroLajm.net/