Mbishkrime naziste në Dervician, policia shpall në kërkim një 47-vjeçar
October 6, 2017
Një 47-vjeçar nga Saranda është shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës pasi dyshohet se një ditë më parë ka shkruar simbole naziste në pallatin e kulturës së fshatit Dervician.
“Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin DH.K vjeç 47 banues në Sarandë, pasi dyshohet se në fshatin Dervician, ka shkruar me sprajt në dy kolonat e pallatit të kulturës dhe në lapidarin e fshatit tre simbole naziste dhe është larguar me mjetin tip “Suzuki”. Punohet për kapjen e DH.K. Neni 265 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.