Pas Artemis Dralos, një tjetër zv.ministre nga Gjirokastra
October 7, 2017
Në kabinetin qeveritar ‘Rama 2’ do të ketë dy zv.ministra nga Gjirokastra.
Pervec Artemisa Dralos që do të jetë zv.ministre e Jashtme, Kryeministri ka emëruar në postin e zv.ministres së Mjedisit edhe Ornela Çuçin.
Kjo e fundit ka punuar më herët në Prefekturën e Gjirokastrës, si dhe pedagoge në Universitetin ‘Eqrem Çabej’ e më pas pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës.
Prej vjeshtës së vitit të kaluar, Ornela Çuçi ishte këshilltare e Kryeministrit Rama për cështje të mjedisit. Në debatin për ligjin e importit të plehrave, Çuçi ishte një nga zërat e fortë që mbrojti publikisht ligjin për importin e mbetjeve nga jashtë.
/Libohova Online/