Shtëpitë historike i shndërron në portrete, njihuni me piktorin nga Gjirokastra (VIDEO)
Piktori i njohur gjirokastrit Stavri Çati thotë se me një cikël pikturash kërkon të tërheqë vëmendjen për dëmtimet e monumenteve historike në Gjirokastër.
“Britmat e shtëpive të kthyera në portrete njerëzish“, në një nga pikturat e tij të kujtojnë pikturën e famshme të piktorit norvegjez Edvard Munch “Ulërima”. Piktori thotë se është frymëzuar edhe nga shkrimtari i shquar Ismail Kadare duke lartësuar disa prej shtëpive të Gjirokastrës.
Në një ekspozitë të hapur në shtëpinë e Kadaresë, piktori paraqiti punime në gati 50 vjet të përvojës së tij krijuese, shumë prej të cilave kanë fituar çmime kombëtare.
Gjirokastra është një qytet i pasurive Botëroe të UNESCO-s që dita ditës humbet vlera unikale prej mungesës së restaurimeve, braktisjes së shtëpive nga pronarët dhe degradimit të kohës./voa