Investimi në qendrën e Libohovës, pjesë e projektit edhe ‘Bypassi’ (FOTO)
October 12, 2017
Prej gati një muaji kanë nisur në Libohovë punimet për projektin e rivitalizimit të qendrës së qytetit.
Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i një ‘bypassi’ që fillon poshtë varrezave të dëshmorëve dhe vazhdon më tej deri pranë Rrapit të Libohovës.
Aktualisht po punohet për ndërtimin e këtij ‘bypassi’ dhe më tej do të vijojë puna me pjesën tjetër të projektit.
Punimet parashikohet të përfundojnë në pranverë të vitit të ardhshëm.
© Libohova Online