S’ka aeroport pët Gjirokastrën, Rama: Brenda këtij mandati, fluturimi i parë nga Vlora
Ndërtimi i aeroportit në qytetin bregdetar të Vlorës do të jetë një ndër prioritet kryesore të qeverisë së re.
Kryeministri Rama duke folur në konsultimin publik për buxhetin 2018 në qarkun e Vlorës shpalli ambicien për përfundimin e tij brenda këtij mandati qeverisës.
“Është prioritar aeroporti i Vlorës dhe jem në proces me Ministrin e Infrastrukturës dhe Ministrin e Financave dhe Ekonomisë për ta nxitur më tutje procesin pasi jemi njohur me masterplanin e përgjithshëm dhe tani presim që të përfundojë projekti për të hyrë pastaj në një fazë të lidhjes së kontratës dhe fillimit të punimeve. Ambicia është që brenda katër vjeçarit të kemi fluturimin e parë por sigurisht kjo është vetëm për momentin një ambicie e bazuar në dëshirën. Jam shumë optimist sidoqoftë”, u shpreh Kryeministri.