Gjirokastër, sherr me arme mes 3 personave, plagoset kalimtari
Tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, dhe nga të shtenat me armë ka mbetur i plagosur një kalimtar i rastit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së 5 shtatorit në zonën Ura e lumit në Gjirokastër.
Menjëherë pas konfliktit policia ka arrestuar 2 persona, ndërsa një tjetër është pallur në kërkim.
Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë Indrit Mici 33 vjeç nga Vlora, Fabio Rapaj 33 vjeç nga Fieri dhe është shpallur në kërkim A.N 34 vjeç nga Gjirokastra.
Këta persona mbrëmjen e 5 shtatorit rreth orës 23:30 janë konfliktuar me njëri tjetrin, ku në konflikt e sipër kanë përdoror armë zjarri pistoletë dhe për pasojë nga të shtënat ka mbetur i plagosur një kalimtar me iniciale R.H 29 vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë TT, një gëzhojë, dy automjete dhe 3 celularë.
Ndërkohë po punohet për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.